Ballina Bota Pamje emocionuese, vogëlushja e paralizuar ecën vetë ditën e parë të kopshtit

Pamje emocionuese, vogëlushja e paralizuar ecën vetë ditën e parë të kopshtit

Millie Bea Hughes është një 4 vjeçe angleze nga Lancashire, e cila ka përjetuar emocione të forta, në ditën e parë të çerdhes.

Por ajo është një vogëlushe ndryshe, pasi është e prekur nga paraliza cerebrale, një patologji e cila shkakton shumë çrregullime, mes tyre edhe vështirësi në ecje, madje thuajse gjendje paralize.

Por vogëlushja nuk lejoi që sëmundja ta pengonte në ditën e saj të veçantë, kështu ajo mblodhi forcat dhe shkoi vetë në shkollë, njëlloj si fëmijët e tjerë.

Në këtë rrugëtim ajo u ndihmua nga nëna dhe vëllai i saj binjak, të cilët e mbështetën dhe inkurajuan.

“Më vjen për të qarë sa herë që e shoh këtë video. Evan po e nxiste dhe gjatë videos dëgjohet duke thënë, të marrë patericat e saj apo një lodër? Është vërtetë i ëmbël”, tregoi nëna e emocionuar.

Paraliza cerebrale është një prej sëmundjeve më të shpeshta neuromotrike në moshën fëminore. Kjo për shkak të sistemit nervor qendror ende të brishtë.

Millie iu është nënshtruar një sërë operacionesh, çka e lejuan që ditën e parë të çerdhes të ecë vetë.