Ballina Bota Pamje horror/ Babai ekzekutohet në sy të familjes, ja ç’bën para se...

Pamje horror/ Babai ekzekutohet në sy të familjes, ja ç’bën para se ta qëllojnë

Një video ku shihet një burrë që ia dorëzon vajzën e tij gruas, pasi e kuptoi që kishin ardhur për ta vrarë është bërë virale në internet.

Ai qetësisht kthehet tek partnerja i tij dhe i pëshpërit fjalët e tij të fundit përpara se t’ja japë vajzën e tij dhe të gjunjëzohet në tokë.

Videoja tronditëse e kapur nga kamerat e sigurisë nis me avokatin 46-vjeçar André Ribeiro i cili parkon makinën e tij jashtë një ndërtese në shtetin e Permambuços në Brazil.

Ai kalon në anën tjetër të makinës për të hapur derën dhe për të nxjerrë fëmijën e tij, raporton The Sun.

Në gjithë këtë kohë vrasësi i tij ishte duke i bërë pritë.

Më pas ekzekutori shfaqet dhe merr në shënjestër babain e vajzës.

Avokati e pa që agresori po vinte dhe i dorëzon gruas vajzën, Ai duket mjaft i qetë duke mos treguar shenja frike.

Ai ecën në makinën e tij dhe gjunjëzohet para se vrasësi ta qëllojë me pesë plumba.

Ribeiro vdiq menjëherë ndërsa gruaja dhe fëmija i tij ishin të padëmtuar. Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes.

Motivi për ekzekutimin mbetet i paqartë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook