Ballina Bota Pamje shokuese/ 10.000 qen vriten për festivalin kinez (Foto)

Pamje shokuese/ 10.000 qen vriten për festivalin kinez (Foto)

Në më pak se një muaj në Yulin të Kinës zhvillohet festivali i ngrënies së mishit të qenve.

Festivali vazhdon ende të zhvillohet dhe pas shumë kritikave të ashpra të marra për këtë gjë mizore që ndodh çdo vit.

Rreth 10.000 mijë mace dhe qen janë vrarë në vitin 2016, për zhvillimin e këtij festivali, i cili zhvillohet në Guangxi Zhuang, një rajon në juglindje të Kinës.

“Kafshët janë vrarë në mënyrë humane.”– shprehen shitësit e mishit.

Personat që protestojnë kundër këtij festivali pohojnë se qentë janë kapur në kafaze me kafshë të tjera ose janë vrarë e rrjepur të gjallë në publik.

“Çdo vit, më shumë se 10, 000 qen janë sjellë nga e gjithë Kina në Yulin, sidomos për këtë festival – shumica e tyre kafshë të humbura ose kafshë të vjedhura.”- shprehet Daily Petition.

Shumë qen ngordhin gjatë udhëtimit të cilët lodhen dhe janë pothuajse të paaftë për të marrë më frymë. Përveç kësaj, ata mbeten të dëmtuar dhe të etur dhe shpesh përfundojnë me gjymtyrët e tyre të thyera. 

Picture 1 of 12

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook