Ballina Bota Pamje shokuese/ 19-vjeçarja i bën rezistencë grabitësit, ai e qëllon me thikë...

Pamje shokuese/ 19-vjeçarja i bën rezistencë grabitësit, ai e qëllon me thikë në fytyrë

Një adoleshente u gjet e mbuluar nga gjaku, ndërsa kishte edhe një thikë të ngulur në fytyrën e saj.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në orët e mbrëmjes në Bukit Tengah të Malajzisë. Vajza 19-vjeçe kishte mbyllur punën e saj në një dyqan dhe ishte duke u kthyer në shtëpi.

Në një rrugicë pa ndriçim ajo është sulmuar nga një grabitës. Vajza ka bërë rezistencë, por agresori e ka qëlluar atë me thikë në trup, edhe në fytyrë më pas.

Vajza u gjet nga kalimtarët e ulur pranë një muri, ndërsa ishte ende e vetëdijshme. Ajo u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook