Ballina Bota Pamje shokuese/ Jo më “ujqër të vetmuar”, familja kamikaze “vetëflijohet” tek komisariati...

Pamje shokuese/ Jo më “ujqër të vetmuar”, familja kamikaze “vetëflijohet” tek komisariati i policisë

Nuk ka më “ujq të vetmuar”.  Operacionet terroriste të ISIS kanë ndryshuar taktikë dhe këtë duket se po e provojnë më së miri seriali i bombardimeve vrasëse në qytetin indonezian Surabaya.

Sikundër edhe në sulmet ndaj kishave, autoritetet vendase raportojnë se edhe sulmi sot në stacionet e policisë është kryer nga një familje pesë anëtarëshe. Ata kishin hipur mbi dy motoçikleta kur shpërthyen bombat.

Një vajzë tetë vjeçare nga familja i mbijetoi sulmit, thonë policia.

Indonezia është vendi më i populluar në botë me shumicë myslimane.

Archipelago me një popullsi prej 260 milionë banorësh ka parë një ringjallje të militantizimit islamik gjatë muajve të fundit dhe sulmet në Surabaya kanë ngritur shqetësime rreth potencës së rrjeteve xhihadiste.

Videoja e sulmit të fundit në selinë e policisë tregon se dy motoçikleta afrohen në një pikë kontrolli pak para shpërthimit. Gjashtë civilë dhe katër policë u plagosën, thanë autoritetet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook