Ballina Bota Pamje të llahtarshme! Gropa hapet papritur në mes të qytetit, “gëlltit” brenda...

Pamje të llahtarshme! Gropa hapet papritur në mes të qytetit, “gëlltit” brenda saj 4 persona (VIDEO)

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën tragjikisht në jug-perëndim të Kinës, pasi një gropë masive gëlltiti katër këmbësorë të dielën pasdite.

Gropa rreth dy metra katror, u shfaq pasi trotuari me pllaka u zhyt në tokë përpara një spitali lokal në qytetin Dazhou, provincën Sichuan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 me orën lokale, duke gëlltitur katër viktimat.

Imazhet e kamerave të sigurisë tregojnë përpjekjen e njerëzve për të dalë nga gropa poshtë këmbëve të tyre.

Një djalë i ri ra në gropë pas rënies, por u shpëtua nga kalimtarët. Ai pësoi lëndime të lehta.

Videoja e pasojave të aksidentit tregon zjarrfikësit që kërkojnë dëshpërimisht për viktimat.