Ballina Bota Pamje tronditëse/ Shitësi i marketit humb ndjenjat, të rinjtë e lënë në...

Pamje tronditëse/ Shitësi i marketit humb ndjenjat, të rinjtë e lënë në tokë dhe i vjedhin lekët (VIDEO)

Një shitës ka humbur ndjenjat, pasi ka debatuar me klientët në dyqanin e tij. Videoja tregon qartë se si klientët, as nuk e morën mundimin për të shpëtuar shitësin, pasi humbi ndjenjat teksa u përplas me një raft.

Në videon në fjalë, shihet shitësi i cili në një moment godet me kokë një raft, dhe rrëzohet në tokë.

Klientët nuk u tronditën dhe as nuk e morën mundimin për të lajmëruar ambulancën. Tentativat e tyre për të marë lekët në arkë ishin të shumta, deri sa në fund ata morën deri qindarkën e fundit.

Policia amerikane në Washington ka publikuar pamjet e plaçkitjes në rrjetet sociale, duke shpresuar se qytetarët mund t’i ndihmojnë në identifikimin e të rinjve, fytyrat e të cilëve shihen qartë.