Ballina Bota Panik para një shkolle/ Shkon të grabisë me armë fëmijët e shkollës,...

Panik para një shkolle/ Shkon të grabisë me armë fëmijët e shkollës, mamaja-police ekzekuton të riun në Brazil (VIDEO)

Një i ri i armatosur që ka tentuar të grabisë fëmijët dhe familjarët e tyre jashtë një shkolle në Sao Paulo, por është vrarë nga një nënë.

Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në Sao Paulo filmuan momentin dramatik mëngjesin e së shtunës rreth orës 8:00.

Katia da Silva Sastre, e cila qëlloi mbi personin e armatosur të identifikuar si Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, ishte një police jashtë detyrës.

Sastre u nderua si heroinë për aktin e saj të trimërisë dhe u nderua në një ceremoni nga Guvernatori i Sao Paulo, Marcio França të dielën.

Edhe pse 21-vjeçari vdiq në spital në të njëjtën ditë, policja është lavdëruar për veprimin e saj,

LEXO EDHE:  VIDEO/ E pabesueshme, ja se çfarë bëjnë mbi 300 njerëz për të shpëtuar balenën 10 metra të ngecur në breg

‘Me kurajon dhe saktësinë e saj ajo shpëtoi nënat dhe fëmijët në derën e shkollë’,-shkruan në Twitter Guvernatori França.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi ndërsa Sastre ishte duke pritur që portat e shkollës të hapeshin.

Një bandit, i veshur me bluze të zezë, i tha nënave para portës se ishte hajdut dhe i nxori armën.

Por Sastre reagoi me shpejtësi duke e qëlluar në gjoks dhe në këmbë, ndërsa ky i fundit tentoi ta qëllonte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook