Ballina Bota Pas arrestimit për sulm, ja çfarë vendos Gjykata për Conor McGregor

Pas arrestimit për sulm, ja çfarë vendos Gjykata për Conor McGregor

Sportisti i arteve marciale mikse, Conor McGregor është paraqitur sot në gjyq pas incidentit ku ai sulmoi autobusin me kundërshtarë të tij nga UFC.

Çështja e irlandezit u mbajt në Gjykatën e Krimeve në Brooklyn e cila ka vendosur ndaj tij gjobën prej 50.000 dollarësh. Ish kampioni pret akoma të marrë vendimin përfundimtar ndërsa seanca e radhës në gjyq është në 14 qershor.

Gjatë sulmit ku mbetën dy të lënduar, 29 vjeçari ishte i shoqëruar nga ekipi dhe miku i tij Artem Lobov. Në autobus, ndodhej Khabib Nurmagomedov, i cili pritej të ishte kundërshtar i irlandezit.

Organizata UFC e ka dënuar ashpër veprimin e paligjshëm të irlandezit. Predidenti i UFC, Dana White, i konsideron të turpshëm sulmin e McGregor duke shtuar se sportisti mund të bënte çdo lëvizje në kufijtë e rregullave të lejuara gjatë ndeshjes me kundërshtarët në ring, por sjellja e tij në një ambient publik është thjesht e papranueshme dhe meriton të dënohet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook