Ballina Bota Pas Kinës, dhe Rusia vendos tarifa shtesë produkteve amerikane

Pas Kinës, dhe Rusia vendos tarifa shtesë produkteve amerikane

Një “luftë e ftohtë” ka nisur mes superfuqive botërore pasi kanë nisur të vendosin tarifave ndaj produkteve të importuara.

Pas vendosjes së tarifave shtesë së produkteve amerikane që importohen nga Kina, Rusia ka bërë të njëjtën gjë.

Shteti euro-aziatik ka njoftuar për vendosje të tarifave shtesë në disa produkte amerikane në përgjigjje të hapave të Shteteve të Bashkuara për të vënë tarifa në importet e çelikut dhe aluminit.

Moska do të vendosë tarifa shtesë në mallrat e SHBA-së, ka thënë ministria ruse ditën e djeshme.

Ministri rus për Zhvillim Ekonomik, Maxim Oreshkin, ka thënë se masat shtesë nga 25 deri në 40 përqind do të aplikohen në disa pajisje për punime rrugore, pajisje të gazit dhe naftës, instrumente të prodhimit të metalit, si dhe në fibra optikë.

Ministria ka thënë se masat synojnë të kompensojnë dëmin në vlerë të 88 milionë dollarëve në produktet ruse, si pasojë e tarifave amerikane.

Bashkimi Evropian, Rusia, India dhe Kina kanë bërë kërkesë tek Organizata Botërore e Shëndetësisë për të sfiduar masat e vendosur nga SHBA-ja.

Uashingtoni ka thënë se është detyruar t’i aplikojë këto tarifa për shkak të praktikave të padrejta tregtare dhe për çështje të sigurisë kombëtare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook