Ballina Bota “Pedofili më i tmerrshëm në histori” abuzoi me 919 vajza të mitura,...

“Pedofili më i tmerrshëm në histori” abuzoi me 919 vajza të mitura, ja cili është (Foto)

Pedofili më i madh i të gjitha kohërave është akuzuar për përdhunim e më shumë se 900 vajzave të cilat ishin nën moshën 13-vjeçare, po ashtu edhe për veprime seksuale të dhunshme.

Pedofil nga Rusia, i quajtur Viktor Lishavsky, u arrestua në qershor të vitit të kaluar por vetëm tani kanë dalë në dritë detaje të krimeve të tij të tmerrshme.

“Nëse dënohet, 37-vjeçari do konsiderohet “pedofili më i tmerrshëm në histori”, shkruan britanikja “Daily Mail”.

Monstra u prangos pasi një nga vajzat e dhunuara i tregoi mësuesit të saj i cili më pas lajmëroi policinë.

Ndërsa ditën merrej me biznesin e tij, një dyqan për riparimin e këpucëve, gjatë natës sulmonte rregullisht vajzat adoleshentë nën kujdesin e tij ligjor gjatë një periudhe 5 vjeçare.

LEXO EDHE:  Deshifrohet misteri më i madh në histori, ja çfarë përmbante ai

Më parë Lishavsky kishte qenë kreu i një kishe ungjillore në Amursk në Lindjen e Largët të Rusisë.

Vajzat e tjera nën kujdestarinë e tij filluan ta denonconin duke dhënë detaje sesi ato mereshin një nga një në banesë dhe ai abuzonte seksualisht me ta.

Kur u akuza në fillim zyrtarët thanë se bëhej fjalë për 729 akuza për sulme seksuale, por tani numri ka arritur në 919.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook