Ballina Bota Për herë të parë kemi një grua në krye të CIA-s, ja...

Për herë të parë kemi një grua në krye të CIA-s, ja si njihet ndryshe ajo

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka emëruar në krye të CIA-s një grua. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti me anë të një statusi në Twitter.

Emërimi i Haspel erdhi pasi drejtori aktual i CIA-s, Mike Pompeo, u emërua nga Trump si Sekretar i Shtetit, në vend të Rex Tillerson, të cilin e shkarkoi nga detyra.

Ajo është Gina Haspel, dhe është gruaja e parë që është zgjedhur ndonjëherë në këtë detyrë.

Kush është shefja e re e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës?

Gina Cheri Haspel (lindur më 1 tetor 1956) është një zyrtare e Inteligjencës amerikane.

Më 3 shkurt 2017, Gina Haspel u zgjodh gruaja e parë në karrierë si oficere e CIA që u emërua Zv.drejtore.

Haspel njihet si ekspertja e torturave.

Haspel dikur ka drejtuar një burg sekret të CIA-s në Tailandë. Ajo u emërua në krye të Shërbimit Kombëtar të Klandestinitetit të CIA në 2013, por u zëvendësua brenda pak javëve për shkak të disa problemeve që u ngritën lidhur me rolin e saj në operacionet e marrjes në pyetje pas 11 shtatorit, përfshirë edhe torturat, si futja e kokës në ujë.

Burgu ishte koduar me emrin “Syri i Maces”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook