Ballina Bota Përdhunohet dhe vritet mizorisht 15-vjeçarja, trupi i saj u gjet i rrethuar...

Përdhunohet dhe vritet mizorisht 15-vjeçarja, trupi i saj u gjet i rrethuar nga simbole satanike

Një 15-vjeçare është përdhunuar dhe vrarë në një ritual satanik.

Trupi i Alisa Onyshchuk u gjet në pyll i rrethuar nga simbole satanike dhe dy koka gjeli.

Adoleshentja ishte nisur për në shkollë kur i ndodhi tragjedia.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Babai në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv Oblast.

Sipas mediave lokale, Onyshchuk u largua nga shtëpia herët në mëngjes për të kapur trenin që e çonte në kolegjin e saj në Kharkiv. Ajo kaloi nëpër një shteg në pyll për të arritur sa më shpejt tek stacioni i trenit.

Disa orë më vonë, nëna e saj Viktoria Onyshchuk përdori të njëjtën rrugë për të shkuar në qytet dhe gjeti një nga këpucët e Alisas në shteg.

Nëna e shqetësuar mori këpucën, hypi në një tren dhe shkoi tek shkolla e adoleshentes por askush nuk e kishte parë atë ditë.

Policia nisi kërkimet në pyllin pranë stacionit dhe gjetën 24 orë më vonë trupin e gjymtuar të saj.

Trupi u gjet i rrethuar nga simbole satanike të vendosura në tokë.

“Dy koka të prera gjelash ishin varur në shkurre afër trupit dhe fytyra e vajzës ishte e mbuluar me gjak,”-tha një nga vullnetaret ndihmoi në kërkimin e Alisas.

Zëdhënësja e policisë Viktoria Zinovyeva tha se sipas ekzaminimit mjekoligjor, viktima u përdhunua dhe u mbyt për vdekje.

Policia po kërkon të dyshuarin rreth moshës 35-45 vjeç, i i cili u pa për herë të fundit nga vendasit pranë stacionit të trenit para se viktima të zhdukej.

Por asnjë arrestim nuk është bërë ende.