Ballina Bota Përdhunuan për 12 orë greken në sy të së ëmës, ja kush...

Përdhunuan për 12 orë greken në sy të së ëmës, ja kush janë shqiptarët e arrestuar

Policia greke ka zbardhur identitetin e 2 shqiptarëve të cilët kanë përdhunuar për 12 orë një shtetase greke në sy të së ëmës.

Ata janë Donald Meço dhe Sokol Krasniqi, të lindur në Shqipëri.

Dy shqiptarët janë arrestuar më 11 mars të këtij viti dhe janë akuzat e grabitjes dhe dhunimit në bashkëpunim.

Mësohet se autorët fillimisht lidhën të moshuarën dhe vajzën e saj 46 vjeçare. Për 12 orë ata i kanë mbajtur të lidhur në banesë dhe kryen marrëdhënie me dhunë me 46 vjeçaren.

Nga verifikimet e policisë dy shqiptarët ishin fqinj të viktimave. Autorët kishin vëzhguar lëvizjet e fqinjëve që shkonin në bankë dhe tërhiqnin para.

Shqiptarët kanë hyrë në apartament, ku pas një kontrolli vërejtën që nuk kishte ndonjë shumë të madhe parash, ku më pas vazhduan me aktin e tyre të tmerrshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook