Ballina Bota Pezullohen kërkimet në urën Morandi në Genova, rrezikohet shembja e një pjese...

Pezullohen kërkimet në urën Morandi në Genova, rrezikohet shembja e një pjese tjetër

Janë ndërprerë kërkimet për të mbijetuar në Genova pasi ekziston mundësia e shembjes së një pjese tjetër të urës.

Menjëherë pas lajmërimit të rrezikut zjarrfikësit kanë nisur verifikimet për qëndrueshmërinë e urës.

Deri me tani, numri i viktimave ka arritur ne 39, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Në mesin e viktimave janë edhe dy shqiptarë, të cilët po shkonin në punë kur ura u shemb përpara syve të tyre.

Është kërkuar gjendja e emergjencës kombëtare dhe lutja e Papës për viktimat.