Ballina Bota Po përdorte telefonin gjatë kohës që ishte në karikim, fëmijës i shpërthen...

Po përdorte telefonin gjatë kohës që ishte në karikim, fëmijës i shpërthen telefoni në dorë (Foto)

Një djalë ka humbur tre gishta pasi telefoni i shërtheu në dorë gjatë kohës që ishte në karikim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pendekal, Indi.

“Fëmija po dëgjonte muzikë në një telefon të prodhuar në Kinë, teksa po karikohej”, raportojnë mediat lokale.

Babai i Jagan, V Maddilety Achari vrapoi tek dhoma djalit të tij pasi dëgjoi britmat.

Pasi pa plagët e tij, ai e çoi atë në spitalin qeveritar Pathikonda dhe më vonë e dërgoi në spitalin e përgjithshëm Kurnool.

Fëmija gjithashtu pësoi djegie në stomak, por thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Mjekët thanë se do të kryejnë një operacion për të vendosur gishtat e djaloshit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook