Ballina Bota Po transportonte lëndë shpërthyese, ndalohet anija greke me një shqiptar në bord

Po transportonte lëndë shpërthyese, ndalohet anija greke me një shqiptar në bord

Një anije që po transportonte lëndë shpërthyese është sekuestruar nga autoritetet greke në ishullin e Kretës.

Mes ekuipazhit të anijes “Andromeda” me flamur të Tanzanisë dhe pronë e një kompanie greke, ishte edhe një shqiptar. Anija është nisur nga porti Mersin i Turqisë dhe pasi të kalonte Suezin, destinacion kishte Omanin, por në rrethana që ende nuk dihen, anija ka udhëtuar në brigjet siriane, por, me t’u afruar pranë ujrave territoriale greke, u ndalua nga autoritetet.

Në bord ishin 29 kontenierë mallrash. Brenda tyre ndodheshin sasi të mëdha baruti, mijëra detonatorë, fuçi me nitrat amoni të pastër në formë xheli, si dhe qindra arka me kallëpe dinamiti. Ka dyshime se “Andromeda” po e dërgonte ngarkesën e saj në Libi, vend në të cilin OKB-ja ka vendosur embargo për furnizimin me armatime.

Anija dhe ngarkesa e saj u sekuestruan, ndërsa marinarët u arrestuan dhe do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook