Ballina Bota Presidenti amerikan Trump viziton selinë e shenjtë në Vatikan , takon Papa...

Presidenti amerikan Trump viziton selinë e shenjtë në Vatikan , takon Papa Franceskun

Pas vizitës në Arabinë Saudite dhe Izrael, dy nga qendrat më të rëndësishme të besimit islam dhe hebre, presidenti amerikan Donald Trump mbërriti edhe në selinë e besimit katolik, në Vatikan.

Ai shtrëngoi duart me atin e shenjtë, Papa Frnçeskun, me të cilin pati edhe një takim privat që zgjati më shumë se 30 minuta.

Në përfundim të tij, ata shkëmbyen dhurata. Trump i dhuroi një kuti me shkrimet e liderit amerikan për të drejtat civile, Martin Luther King, ndërsa Papa një kopje të firmosur të mesazhit të mbajtur në Ditën Botërore të Paqes dhe tre nga shkrimet e tij.

Trump tha se ishte një nder i madh takimi me Papën dhe premtoi se nuk do ta harronte mesazhin e tij, por pa dhënë më shumë detaje.

Ai shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja Melania, e bija Ivanka dhe një delegacion amerikan.

Vizita pritej me interes, pasi ati i Shenjtë ka qenë një nga kritikët e presidentit Trump, veçanërisht për qëndrimet e tij ndaj emigrantëve dhe çështjes së ndryshimeve të klimës.

Pas takimeve me presidentin italian Mattarella dhe kryeministrin Gentiloni, Trump udhëton drejt Brukselit për të marrë pjesë në samitin e vendeve të NATO-s.

Basha në Prishtinë, publikon fotot nga festa e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Patozi: Mos mallkoni kot 18 shkurtin, problemi ishte mbyllja e turpshme e çadrës dhe…

Gjendet një i mbytur në Selenicë, ja dyshimet e para të policisë

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Artikulli paraprakPërdorimi i Wi-Fi në vende publike është shume i rrezikshëm
Artikulli tjetërRikthehet “Top Gun”