Ballina Bota Serbia mesazh Maqedonisë: Arsyeja kryesore e tërheqjes së diplomatëve ishte…

Serbia mesazh Maqedonisë: Arsyeja kryesore e tërheqjes së diplomatëve ishte…

Presidenti Serb nuk ka nguruar që të kërcënoj shtetin fqinj të Maqedonisë pasi ai është i sigurt se ky shtet do ta mbështesë Kosovën në anëtarësimin në UNESCO.

Ai shpjegon se tërheqja e trupës diplomatike nga ambasada në Shkup ishte mënyra që Serbia t’i thotë Maqedonisë se “e dimë se çfarë po bëjnë”.

“E dimë çfarë bëjnë, asgjë të keqe nuk iu dëshirojmë edhe pse kanë pranuar Kosovën, edhe pse do të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, është shprehur Vucic.