Ballina Bota I preu të dashurit organet gjenitale me gërshërë, zbulohet arsyeja e aktit...

I preu të dashurit organet gjenitale me gërshërë, zbulohet arsyeja e aktit mizor

Një vajzë e akuzuar se i ka prerë penisin dhe testikujt të dashurit të saj me gërshërë krasitjeje, ka zbuluar se e ka sulmuar pasi ai e tradhëtoi dhe i tregoi një video intime shokëve të tij.

Brenda Barattini u arrestua pasi i preu organet gjenitale muzikantit Sergio Fernandez ndërsa po flinte gjumë në një zonë luksoze në qytetin argjentinas të Kordobës në nëntor 2017.

40-vjeçari pohoi se plagët e tij të tmerrshme, ku 90 % e penisit të tij thuhet se është prerë, erdhën si rezultat i një gabimi gjatë një loje seksi me Barattinin.

Por 26-vjeçarja pohoi, duke folur nga qelia e burgut ku po mbahet para gjyqit të saj, se i preu organet gjenitale Fernandez sepse ky i fundit i tregoi miqve të tij një video me përmbajtje seksuale që kishin bërë së bashku.

Ajo tha për mediat lokale se donte ta lëndonte atë në organet gjenitale por nuk i ka prerë testikujt apo të gjithë penisin atij.

“Ia preva penisin, por jo të gjithin. E lashë që të kërkonte ndihmë, nuk doja që i ndodhte gjë. Pavarësisht të gjithave kisha frikë nga gjaku.”

Ajo tha se Fernandez e kishte lënduar dhe dëmtuar atë psikologjikisht si edhe e kishte trajtuar atë në mënyrë çnjerëzore.

Barattini tha se megjithëse reagimi i saj nuk mund të ishte i përsosur, ishte një përgjigje ndaj asaj që ajo perceptoi si një shkelje dhe sulm i madh.

Një nga avokatët e Fernandez, Felipe Trucco, tha se klienti i tij është në depresion pas incidentit shumë të rrezikshëm dhe të dhunshëm, dhe se ai është ende duke pritur për tu bërë operacion.

Barattini është në burg pa kusht deri në gjyqin e saj dhe thuhet se ka shprehur keqardhje për vendimin e saj.

LEXO EDHE:  Pitoni 5 metra i gjatë gëlltit për së gjalli një dhi të tërë (VIDEO)

Nëse shpallet fajtore, mund të përballet me 15 vite burg.

Avokati i Barattinit pretendon se ajo po mbronte veten nga një sulm seksual.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook