Ballina Bota Prezantohet avioni me dritare virtuale, imazhe fantastike për udhëtim të këndshëm

Prezantohet avioni me dritare virtuale, imazhe fantastike për udhëtim të këndshëm

Linja ajrore e Emirateve të Bashkuara, ka zbuluar një suitë të re të klasit të parë në bordin e avionit të saj të fundit, që përmban dritaret virtuale.

Në vend që të shohin direkt jashtë, udhëtarët shohin imazhe të projektuara nga jashtë aeroplanit duke përdorur kamerat me fibra optike.

Linja ajrore thotë se hap rrugën për heqjen e të gjitha dritareve nga aeroplanët e ardhshëm, duke i bërë ato më të lehtë dhe më të shpejtë.

Presidenti i linjës ajrore, Tim Clark tha se imazhet janë “shumë më të mira se në syrin natyral”.

Dritaret virtuale mund të gjenden në kabinën e klasit të parë të avionit më të ri të Emirateve Boeing 777-300ER.

Sir Tim i tha BBC se qëllimi përfundimtar ishte që të kishte avionë pa dritare fare.

“Tani ju keni një trup avioni që nuk ka dobësi strukturore për shkak të dritareve. Avionët janë më të lehtë. Avioni mund të fluturojë më shpejt, ata do të djegin më pak karburant dhe do të fluturojnë më lart”, tha ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook