Ballina Bota Priftin e moshuar e “pushtojnë” demonët në pleqëri, martohet me Florin 24-vjeçar,...

Priftin e moshuar e “pushtojnë” demonët në pleqëri, martohet me Florin 24-vjeçar, por i riu i bën “gjëmën”

Prifti 79-vjeçar, i cili u martua me një model rumun, ka mbetur tashmë në mes të rrugës. 

Philip Clements, 79 vjeç vendosi të martohej me rumunin Florin Marini, 24 vjeç duke u shpërngulur në Rumani, ku shpenzoi 100 mijë paund për blerjen e një apartamenti. Philip humbi gjithë kursimet e jetës pasi shitit apartamentin e tij 200.000 paund në Britani për të shkuar në Rumani.

Ata u martuan në prill dhe gjërat fillimisht dukeshin mirë, por më pas prifti ndihej i izoluar në Rumani ku kishte pak miq dhe nuk mund të fliste gjuhën.

“Ne fillim kur u martuam, ne patëm një periudhë të mrekullueshme. Shkonim në kinema dhe pazar. Ai më bën të qeshja. Ne qeshnim shumë. Unë vajta në Angli për disa vizita mjekësore për dy javë në fund të gushtit. Kur u ktheva, patëm një mosmarrëveshje. Ai më goditi qenin, ma hodhi ne ajër.  Kam marrë disa përgjegjësi për të, por kuptova se nuk kishte të ardhme. Isha shumë i vetmuar, duke mos njohur gjuhën ose duke pasur ndonjë shok kurse Florini kalonte shumë kohë duke dalë. Ai zakonisht vinte në shtrat shumë vonë, nganjëherë në orën 5 të mëngjesit, pas klubit të natës ose duke parë filma”, tha Clements.

Ai nuk me lejonte të dilja me të në klube. Nuk ishte për të moshuarit. Në zemrën time nuk e pranova, por i besoja atij…” ka thëne Clements i cili më në fund u kthye në Britaninë e Madhe, pasi miqtë e tij iu lutën të kthehej në shtëpi.

Prifti famullitar tha se e kishte shtypur seksualitetin e tij gjatë gjithë karrierës së tij për shkak të qëndrimit të kishës mbi homoseksualitetin, por tani është në gjendje të jetë ‘i vërteti’.

LEXO EDHE:  "Ka kryer mbi 6.000 ekzorcizma në jetën e tij", flet prifti 80-vjeçar: Ju tregoj se çfarë është Djalli!

Ai takoi Marin, një model, në një vend takim online gati tre vjet më parë dhe u tërhoq ngaqë  iu ‘duk dhe pompoz’. Që nga largimi prej Rumanisë, çifti nuk merr më mbiemrat e njëri-tjetrit, por gjërat janë përmirësuar mes tyre dhe Marin e ka vizituar edhe Anglinë për disa ditë.

Clements shtoi: ‘Florin filloi të më kontaktojë përsëri. Unë nuk i kisha humbur ndjenjat e mia për të, kështu që unë iu ktheva. Ne kemi filluar të shkruajmë dhe të flasim me video dhe ne jemi ende në kontakt tani. Gjërat ishin shumë miqësore. Ishte sikur të qe penduar për atë që kishte ndodhur. Unë besoj në dhënien e dikujt një shans të dytë. Ka ende diçka që na lidh. Ne nuk jemi armiq.

“Ai nuk po e bën për para, sepse nuk më kanë mbetur shumë para. Të dy ne mendonim se një ditë do të kishim një banesë në një qytet – Dover ose Canterbury. Ai është duke e marrë me qira banesën. Unë nuk dua një divorc dhe ai thotë se nuk dëshiron askënd tjetër. “Unë e kam pyetur atë që të më tregojë nëse gjen dikë tjetër dhe unë do të kuptoja”.

Por ndërkohë, Florin Marini ka reguar në media duke thënë se tashmë ka gjetur një dashuri të re, që është biznesmeni i pasur spanjoll Jeronimo Jesus de Vega, 48 vjeç.

Duke folur për një media locale në Rumani, 24-vjeçari ka thënë se tashmë Philip e di të  vërtetëën dhe ka pranuar të mos kontaktojë më me të.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook