Ballina Bota “Provojeni dhe do t’ju shfarosim”, Koreja e Veriut kërcënon me sulme bërthamore...

“Provojeni dhe do t’ju shfarosim”, Koreja e Veriut kërcënon me sulme bërthamore SHBA-në

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Koreja e Veriut, të cilët kërcënojnë me sulme bërthamore Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse amerikanët përpiqen të rrëzojnë liderin suprem të vendit, Kim Jong Un.

Kërcënimi i hapur vjen pas komenteve të shefit të CIA-së, Mike Pompeo, i cili tha se administrata e Trump duhet të gjejë një mënyrë për të ndalur “çmendurinë” e Kim Jong-ut me armët e tij nukleare.

“Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta shkëputur regjimin nga sistemi. Jam i sigurtë se dhe populli koreano-verior e dëshiron largimin e tij”, ishin fjalët e kreut të CIA-s. 

Por kjo deklaratë e shefit të CIA-s nuk kaloi pa u vënë re nga koreanoveriorët, të cilët përmes ministrisë së Jashtme duke i kujtuar SHBA-së se nëse Koresë së Veriut i “kërcënohet dinjiteti i saj suprem, atëhere do t‘i duhet të shfarosë shtete dhe etnitetet e përfshira në këtë përpjekje duke përdorur te gjitha armët e mundshme, përfshirë ato atomike”.

 

Ky paralajmërim vjen kur shërbimet inteligjente amerikane dolën në përfundimin se Peniani ka përshpejtuar programin e raketave balistike ndërkontinentale.