Ballina Bota Publikohet lista ja telefonat në të cilët nuk do të funksionojë më...

Publikohet lista ja telefonat në të cilët nuk do të funksionojë më WhatsAp

Aplikacioni për shkëmbime mesazhesh, audio dhe video biseda, WhatsApp ka përditësuar listën e telefonave, në të cilët nuk do të vazhdojë të funksionojë së shpejti.

Në tentim për të ofruar shërbime më të mira për klientët, ky aplikacion së shpejti nuk do të funksionojë në disa pajisje, ku më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të tyre.

Në WhatsApp thonë se nuk planifikojnë të zhvillojnë më tej sistemin për këto sistem operative:
Versionet më të vjetra sesa 2.3.3 Android.
Windos Phone më të vjetër se 8.0
iPhone 3GS/iOS 6
Nokia Symbian S60
Black OS dhe BlackBerry 10

Për sistemet e tjera operative, ju nuk do të jeni në gjendje të hapni llogari, shkruan tg. Megjithatë, ju do të mund të përdorni aplikacionin nëse tashmë e keni të instaluar në:

Nokia S40 do të funksionojë deri më 31 dhjetor 2018
Versionet Android 2.3.7 do të jenë të disponueshëm për përdorim deri më 1 shkurt të vitit 2020
iOS 7 do të funksionojë deri më 1 shkurt të vitit 2020

Nëse aktualisht jeni duke përdorur sisteme tjera operative më të vjetra, WhatsApp ju rekomandon ta përditësoni versionin e tij siç figuron më poshtë:

Android OS 4.0+
iPhone iOS 8+
Windos Phone 8.1+
Mbajeni mend se WhatsApp mund të aktivizohet në vetëm një numër telefoni dhe vetëm në një pajisje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook