Ballina Bota Putin kritikon ashpër politikat amerikane

Putin kritikon ashpër politikat amerikane

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kritikoi fort fuqishëm politikën e jashtme amerikane e cila gjatë këtyre dy dekadave të kaluara dhe tha se bëhej fjalë për një “shpërdorim të pushtetit” i cili ka destabilizuar komplet Lindjen e Mesme dhe të gjithë rendin ndërkombëtar.

Duke folur në një sesion me pyetje-përgjigje, në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, të moderuar nga gazetarja amerikane, Megyn Kelly, Putin akuzoi SHBA-në për “ndërhyrje të ashpra dhe sistematike në çështjet ruse për vite të tëra”.

Putin po ashtu tha se SHBA-ja ka promovuar “grushtshtetin antiqeveritar në Ukrainë”.

Po sipas tij, SHBA është përgjegjëse për jostabilitetin në Libi, Egjipt, Irak dhe Siri, ndërsa raportet e Perëndimit se Qeveria siriane ka kryer sulm kimik në muajin prill “kanë qenë provokim, me qëllim diskreditimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad”.

Për NATO-n, Putin tha se është “instrument i politikës së jashtme amerikane”