Ballina Bota I qëllojnë me armë makinës së sulmuesit në Gjermani, shkak origjina e...

I qëllojnë me armë makinës së sulmuesit në Gjermani, shkak origjina e tij

Në Berlin ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila ka të bëjë me një atentat ndaj lojtarit Deniz Naki, i cili po shëtiste me makinën e tij.

Nga një makinë që i është afruar aty pranë, është hapur zjarr. Fatmirësisht, lojtari u ka shpëtuar plumbave. Shkak i këtij atentati, sipas të gjitha gjasave, është origjina kurde e sulmuesit të Amedspor, i cili është shprehur publikisht kundër regjimit të Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, që konsiderohet nga shumë turq si “armiku i shtetit”.

Ish-lojtari i St.Paulit dhe Paderbornit, që në prill të 2017-ës është dënuar nga një gjykatë turke me 18 muaj me kusht për  propagandë filokurde, ka treguar momentet e frikës: “Instiktivisht u spostova me makinë në korsinë e djathtë, kur dëgjova të shtënat. Pata frikë se mos vdisja”.

Nuk është hera e parë që Naki gjendet në situatë të tilla. Në nëntor të 2014-ës ai la Gençlerbirliginë dhe Turqinë, duke pohuar në atë kohë se ishte viktimë e një agresioni racist në rrugët e Ankarasë për shkak të origjinës së tij.

LEXO EDHE:  Shijak/ Atentat me "kallash" biznesmenit (EMRI)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook