Ballina Bota Qeveria e Irakut shpall fitoren ndaj ISIS-it: Çliruam Mosulin

Qeveria e Irakut shpall fitoren ndaj ISIS-it: Çliruam Mosulin

Kryeministri i Irakut Haider Al Abad ka vizituar Mosulin për të përgëzuar forcat irakiane për fitoren e tyre ndaj ISIS në këtë qytet.

Abad tha se ishte njoftuar në zyrën e tij për lajmin e çlirimit të Mosulit. Forcat irakiane, mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luftuar për ta marrë nën kontroll Mosulin që nga data 17 tetor 2016.

Sipas televizionit shtetëror irakian, 30 militantë të ISIS u vranë vetëm gjatë të dielës. Ata u përpoqën t’i shpëtonin përparimit të trupave irakiane dhe u hodhën ne lumin Tigër.

Militantët e ISIS e kishin marrë Mosulin që nga viti 2014 dhe se shpallën “kalifat” ndërmjet Irakut dhe Sirisë.

Në betejën rraskapitëse luftëtarët kurdë, fiset sunite arabe dhe militantet shiite, të mbështetur nga avionë luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.