Ballina Bota I quajti turqit “çobanë devesh”, ja çfarë ndodhi me deputetin gjerman

I quajti turqit “çobanë devesh”, ja çfarë ndodhi me deputetin gjerman

Një deputet i ekstremit të djathtë në Gjermani dha sot dorëheqjen nga funksionet drejtuese në partinë e tij ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) pasi i cilësoi turqit ”tregtarë farërash” dhe ”çobanë devesh”, deklarata që tronditën vendin.

Andre Poggenburg është kreu i partisë në shtetin lindor të Saksonisë-Anhalt. AfD në Saksoni-Anhalt tha javën e kaluar se do të japë dorëheqjen si kreu i partisë rajonale dhe kreu i partisë parlamentare të AfD në parlamentin rajonal. 42 vjeçari do të largohet në fund të muajit mars nga kryesia e grupit AfD.

Ai njoftoi se vendosi të japë dorëheqjen për të ulur presionin e madh, kryesisht atë mediatik, që vërshoi mbi grupin parlamentar dhe partinë e tij pas deklaratës së bërë më 15 shkurt gjatë një takimi politik në publik dhe që kishte në shënjestër shtetasit turq që jetojnë në Gjermani.

Poggenburg thuhet se humbi mbështetjen nga shumë lagje të partisë pas fjalimit të tij të diskutueshëm.               

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook