Ballina Bota Rekord / Amerika nën qeverisjen e Trump ul papunësinë me 4.3 %

Rekord / Amerika nën qeverisjen e Trump ul papunësinë me 4.3 %

Shkalla e papunësisë në SHBA, vetëm gjatë muajit maj, ka rënë në nivelin më të ulët në këto 16 vjet, por mesaduket ajo çfarë u prish punë është hapja mujore e vendeve të punës e cila është ngadalësuar, tha Departamenti amerikan i Punës.

Sipas shifrave të publikuara të premten, papunësia ka rënë në 4.3 përqind në maj, ndërsa vende të reja pune janë hapur vetëm 138,000.

Menjëherë pas përfundmit të Recesionit të Madh në qershor të vitit 2009, papunësia në SHBA ka arritur në 10 përqind.

Departamenti i Punës tha se hapja e vendeve të reja të punës po ngadalësohet, pasi tregu i punës është afër mbushjes.