Ballina Bota Revolucioni i Porsche, ky është supermodeli i ri që do të sjellë...

Revolucioni i Porsche, ky është supermodeli i ri që do të sjellë (Foto)

Marka e njohur e makinave luksoze, Porsche do të lancojë modelin e saj të fundit ku pritet të sjellë revolucion për sa i përket makinave të së ardhmes.

Ajo quhet “Mission E” dhe do të jetë makina e parë e gjitha elektrike e Porsche.

Mësohet se kjo makinë do të shkojë nga 0 në 100 km/h për 3.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

Porsche Mission E do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa klientët mund ta kenë në garazh në fund të vitit 2019.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook