Ballina Bota Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se...

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

Duket se loja e frikshme, “Balena Blu”, që pushtoi internetin pak kohë kohë më parë është rishfaqur sërish.

I fundit është rasti i dy motrave ruse, të cilat u vetëvranë duke u hedhur nga çatia e pallatit.

Maria Vinogradova, 12 vjeç dhe gjysmë-motra e saj, Anastasia Svetozarova, 15 vjeç, dyshohet se u vetëvranë pasi po luanin lojën “Balena blu”.

Autoritetet ruse po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që i çuan dy motrat adoleshente drejt aktit të vetëflijimit.

Kujtojmë që qindra fëmijë dhe adoleshentë në Rusi kanë vrarë veten për shkak të lojës më 50 nivele që të çon drejt vetëvrasjes.

Madje loja “horror”, rrezikoi edhe disa fëmijë në Shqipëri, por për fatin e mirë, asnjë prej tyre nuk shkoi në nivelin e fundit të lojës që ishte vetëvrasja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook