Ballina Bota Rikthehet tmerri e paniku në Francë, terroristi i ISIS vret një person...

Rikthehet tmerri e paniku në Francë, terroristi i ISIS vret një person dhe merr peng policin në supermarket

Rikthehet paniku në Francë. Një person i armatosur ka hyrë në një supermarket duke kërcënuar me armë nën thirrjet “Allahu Akbar”.

Sipas të dhënave paraprake, një person është qëlluar për vdekje deri më tani.

Ngjarja ka ndodhur në Montpellier të Francës. Mediat e huaja shkruajnë se agresori ka marrë peng edhe një punonjës policie.

Personi në fjalë ka qëlluar me armë edhe jashtë supermarketit duke shkaktuar panik në zonën përreth.

Dyshohet se atentatori është një shtetas maroken, rreth të 30-ve. Ai ka pretenduar se është i ISIS, por deri më tani një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook