Ballina Bota Risia e rradhës, së shpejti makinën do ta ngasim me ‘mouse’

Risia e rradhës, së shpejti makinën do ta ngasim me ‘mouse’

Tashmë duket se do të kemi makina, që mund dhe t’i ngasim vetëm me një mouse.

Një model i tillë në dizejnimin e parë ishte për dy persona, ndërsa automjeti i sotëm ka vetëm një vend dhe arrin shpejtësinë 100 km në orë.

Makina me dy rrota nuk ka një timon por në vend të tij ka një mouse kompjuteri dhe një ekran 24 inç.

Me një drejtim automatik, mjeti mund të vihet në shërbim duke nisur nga viti 2020.

Risia e radhës vjen nga një inxhinier kinez, i cili ka dizejnuar një makinë me dy rrota bazuar në modelin Ford të vitit 1961, por që do të jetë automjeti i së ardhmes.

Kompania teknologjike në Pekin, synon që makina e së ardhmes të përdoret edhe për shërbim publik, ndaj dhe po testohet në Kinë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook