Ballina Bota RITA ORA DHE BEBE REXHA JAPIN NJE LAJM TE BUKUR, JA KU...

RITA ORA DHE BEBE REXHA JAPIN NJE LAJM TE BUKUR, JA KU DO TI SHIHNI BASHKE

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do performojnë në një nga shfaqjet më të mëdha të modës.

Ato do jenë pjesë e sfilatës së Victoria’s Secret ku ‘ëngjëjt’ do sjellin tendencat e fundit. Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistet me anë të postimeve në Instagram.

Të dyja këngëtaret ndihen shumë të emocionuara që për herë të parë do jenë pjesë e kësaj shfaqje të madhe që do të mbahet me 2 dhjetor në Nju Jork.

Pjesë tjetër e kasti performues do jenë ‘The Chainsmokers’, Halsey, Kelsea Ballerini, Shawn Mendes, The Struts, etj.