Ballina Bota Ronaldinho si ‘sheikët’, martohet me dy femra njëkohësisht (Foto)

Ronaldinho si ‘sheikët’, martohet me dy femra njëkohësisht (Foto)

Sipas mediave braziliane, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit aktualisht po bashkëjeton me dy të fejuarat e tij, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në mansionin e tij në Rio de Zhaneiro.

Mediat shkruajnë shumë shpejt Ronaldinho do të martohet me të dyja në një ceremoni private.

Fituesi i Topit të Artë u lidh me Beatriz në vitin 2016, por vazhdoi lidhjen e mëparshme me Priscilla. Të dyja partneret e tij marrin nga 1500 euro çdo muaj nga Dinho për t’i shpenzuar si të duan.

Ronaldinho ka një rregull që kjo marrëdhënie të funksionojë: i blen partnereve të tij të njëjtat dhurata.

Por, motra e ish-yllit të Barcelonës nuk është aspak dakord me këtë gjë dhe ka vendosur që të mos jetë e pranishme në martesën treshe.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook