Ballina Bota Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siri, 32 të vdekur

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siri, 32 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siri, ku një avion ushtarak rus është rrëzuar.

Si pasojë e rrëzimit të avionit kanë humbur jetën 32 persona. Në bordin e avionit ishin 26 pasagjerë, si dhe 6 anëtarët e ekuipazhit, të cilët kanë humbur jetën, raporton Ministria e Mbrojtjes ruse.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedia për ushtrinë ruse, ndërkohë që pritet që në vazhdim të dalin detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook