Ballina Bota Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Londër, 12 viktima dhe 18...

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Londër, 12 viktima dhe 18 në gjendje kritike

SHPËRNDAJE

Shkon në 12 numri i viktimave nga zjarri gjigant që përfshiu një ndërtesë 24-katëshe në Londër. Autoritetet thonë se bilanci mund të përkeqësohet.

Nga zjarri kanë mbetur të plagosur 68 persona. Zjarrfikësit shpëtuan 65 vetë nga “Grenfell Tower” në veri të Kensington.

Dëshmitarët okularë thanë se kishin dëgjuar britma të shumta për shpëtim dhe ku njerëzit bërtisnin për të shpëtuar fëmijët e tyre. Policia thekson se ende mund të ketë njerëz në ndërtesë që janë të pagjetur.

Shërbimi i ambulancës tha se 68 pacientë ishin dërguar në gjashtë spitale në të gjithë Londrën, 18 prej të cilëve në kushte kritike. 10 pacientë të tjerë po transportohen për në spital.

Zjarri shpërtheu menjëherë pas mesnatës dhe shumica e banorëve ishin duke fjetur.

Comments

comments