Ballina Bota Sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, SHBA: Të bllokohen pasuritë e...

Sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, SHBA: Të bllokohen pasuritë e Kim Jong Un, të ndalohet eksporti…

SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë propozuar OKB-së disa sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, duke përfshirë ndalimin e eksportit të naftës dhe ngrirje të pasurive të diktatorit Kim Jong Un.

Propozimi i është shpërndarë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB. Këto propozime për sanksione të reja vijnë pas testit të gjashtë bërthamor dhe lëshimit të përsëritur të raketave.

Koreja e Veriut pretendon se ka ndërtuar një bombë me hidrogjen dhe vijon me paralajmërimet dhe kërcënimet e saj.

Kina dhe Rusia pritet që të kundërshtojnë vendosjen e sanksioneve të tjera, pasi janë shprehur edhe më herët se zgjidhja e krizës bëhet përmes diplomacisë.

Sipas propozimit të SHBA-së, kërkohet ndalimi total i furnizimit me naftë në Korenë e Veriut dhe ndalimi i industrisë së eksportit të tekstileve.

Uashingtoni propozon gjithashtu që Kim Jong Un dhe zyrtarë të tjerë koreano-veriorë të ndalohen të udhëtojnë në vende të tjera të botës.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakReceta e Gatimit/ Si të përgatisim biskota integrale me mjaltë
Artikulli tjetër“Si e zbulova burrin tim pedofil”, deputetja rrëfen momentin e vështirë