Ballina Bota “Seks, alkool e drogë gjatë natës, në mëngjes me serum”, ç’po ndodh...

“Seks, alkool e drogë gjatë natës, në mëngjes me serum”, ç’po ndodh me turistët në Mykonos (VIDEO)

Një nga ishujt më të bukur të Greqisë, Mykonos në këtë sezon vere është i tejmbushur me turistë.

Party, seksi, droga dhe muzika i shoqërojnë të rinjtë deri në orët e para të mëngjesit. Çdo natë turistët “shkrihen” në drogë dhe më pas në mëngjes “ringjallen” me serum.

Mediat greke kanë publikuar një artikull të shoqëruar me foto dhe video, ku shfaqet jeta e çmendur e natës në Mykonos.

“Një pasdite e nxehtë, mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, me pamje nga plazhi Ftelia. Vila luksoze ku mblidhen grupe njerëzish për të shijuar pamjet e mrekullueshme që ofron ishulli”, shkruan Protothema.

Ndërsa në lokale ka DJ të famshëm që luajnë muzikë për të pranishmit.

Vilat jepen me qira për 3,500-5,000 euro apo edhe më shumë, kjo në varësi të vendndodhjes apo madhësisë.

Data, ora dhe vendi kur zhvillohen party-t publikohen në momentet e fundit dhe kjo i komunikohet turistëve me anë të ËhatsApp, Viber ose Messenger, në grupe që janë krijuar posaçërisht për këtë qëllim.

Çdo gjë, duke filluar nga shërbimet bazë deri tek droga, turistëve ia sigurojnë organizatorët e festave.

Në vilat luksoze, edhe për arsye sigurie, shumica e dhomave janë mbyllur edhe para fillimit të party-t. Ekziston një marrëveshje ndërmjet organizatorëve dhe pronarit për të lënë të paktën dy dhoma gjumi të hapura. Njëra merret me trajtimin e drogës, ku konsumatorët blejnë drogë, ndërsa e dyta përdoret për seks për mysafirët.

Zakonisht, seksi, droga dhe party-t “rock n roll” zhvillohen në shtëpi specifike.

“Fqinjët mund të bëjnë ankesa në lidhje me zhurmën, por policia rrallë vjen”, shprehet pronari i një agjencie.

LEXO EDHE:  350 mijë Euro drogë në sediljen e makinës, si u kap trafikanti shqiptar në Itali (Foto)

Po çfarë ndodh ditën ditër, kur turistët e kanë djegur trurin me drogë. Ata trajtohen me vitamina të ndryshme për të rritur imunitetin, ndërsa kohët e fundit është bërë praktike që ata të marrin një serum të thjeshtë me sheqer dhe vitamina.