Ballina Bota Sekuestrohen 2.5 ton drogë në Itali, dyshohet se vinte nga brigjet shqiptare

Sekuestrohen 2.5 ton drogë në Itali, dyshohet se vinte nga brigjet shqiptare

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe kanabisi pas një operacioni kundër trafikut të drogës.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike mendohet se vinte nga Vlora, e kontrolluar nga mafia lokale e zonës.

Në njoftimin e policisë italiane shkruhet se: Njësite e Brindizit të Guardia di Finanzia në bashkëpunim me Departamentin i Operacioneve Detare në Bari kanë kapur një varkë që transportonte sasi të madhe marihuanë që vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë.

Marihuana e sekuestruar peshonte 2.5 ton, ndërsa ekuipazhi i varkës ku ndodhej lënda narkotike e sekuestruar ka mundur të largohet.

Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook