Ballina Bota Selfie me statujën e Adolf Hitler. Përshëndetjet naziste dhe fotot në rrjetet...

Selfie me statujën e Adolf Hitler. Përshëndetjet naziste dhe fotot në rrjetet sociale zemërojnë ndërkombëtarët

Largojnë figurën e Hitlerit nga muzeu për shkak të selfieve.

Figura prej dyllit e liderit nazist, Adolf Hitler, në madhësi natyrale është larguar nga muzeu i Indonezisë në qytetin Jorjakarta, pasi që një numër i madh i vizitorëve duke qeshur kanë bërë selfie, gjë e cila shkaktoi zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Fotografitë e ngarkuara në rrjetet shoqërore paraqesin njerëzit duke pozuar pranë figurës së liderit nazist, të vendosur para fotografisë së kampit në Aushvic.

Po ashtu ka pasur edhe fotografi ku të rinjtë e veshur në uniforma me ngjyrë portokalli kanë bërë përshëndetje naziste.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook