Ballina Bota SHBA kundër Rusisë, kush do ta fitonte Luftën e Tretë Botërore?

SHBA kundër Rusisë, kush do ta fitonte Luftën e Tretë Botërore?

Struktura e aleancës së SHBA-ve në Paqësor ndryshon shumë nga ajo e Evropës. Pavarësisht nga shqetësimi për angazhimin e aleatëve të posaçëm amerikanë në Evropë. SHBA-të nuk kanë asnjë arsye për ta luftuar Rusinë, përveç ruajtjes së integritetit të aleancës së NATO-s.

Nëse Shtetet e Bashkuara luftojnë, atëherë Gjermania, Franca, Polonia dhe Britania do ta ndjekin pas. Në shumicën e skenarëve konvencionale, madje vetëm aleatët evropian, do t’i japin NATO-s një avantazh të jashtëzakonshëm afatmesëm mbi rusët: Rusia mund të marrë pjesë të Baltikëve, por do të vuante rëndë nën fuqinë ajrore të NATO-s dhe ndoshta nuk do të mund të mbante territorin e vjedhur.

Në këtë kontekst, USN dhe USAF do të luajnë rol kryesisht mbështetës dhe koordinues, duke u dhënë aleatëve të NATO-s avantazhin që ata duhej t’i mposhtnin me forcë rusët. Forca nukleare e SHBA-ve do të siguronte një vendim rus për të përdorur armët bërthamore taktike dhe strategjike.

SHBA-të hodhën poshtë idenë e “dy luftërave” si diçka të keqkuptuar, e menduar si një shabllon për sigurimin e mjeteve për të luftuar në dy luftëra rajonale njëkohësisht, në fund të dekadës.

Por, çka nëse SHBA-të do të duhej të luftonin dy luftëra sot dhe jo kundër shteteve si Irani dhe Koreja e Veriut, por sikur Kina dhe Rusia të koordinoheshin mjaftueshëm me njëra-tjetrën për t’u angazhuar në armiqësi të njëkohshme në Paqësor dhe Evropë?

Koordinimi politik

A mund të ndodhë që Pekini dhe Moska të bashkërendojnë dy përgjigje ushtarake të veçanta ndaj SHBA-ve?! Ndoshta, por ndoshta edhe jo. Secili vend i ka qëllimet e veta dhe punon sipas mënyrës së vet. Më shumë të ngjarë, secila do të kërkonte në mënyrë të ndarë të merrte sa më shumë territore në pronësi. Shembull, Moska mund të vendosë sulmet mbi shtetet baltike, derisa Amerika është në përleshje në Detin e Kinës Jugore.

LEXO EDHE:  TRONDITËSE/ Qindra foshnje vajzash të vdekura gjenden të hedhura në plehra, pamjet e rënda shokojnë botën (Foto)

Sigurisht, lufta do të fillonte me iniciativën e Moskës ose Pekinit. Shtetet e Bashkuara gëzojnë përfitimet e status quo-së në të dyja fushat dhe preferojnë të përdorin mjete diplomatike dhe ekonomike për të ndjekur qëllimet politike.

Fleksibiliteti

Në anën tjetër, Amerika ka fleksibilitet të madh ushtarak, duke u mbështetur në aleancën e NATO-s që përgjatë luftës do të fokusohej në Evropë, ndërsa Ushtria Amerikane do të përqendrohej në Paqësor, ndërsa Forcat Ajrore Amerikane (USAF) do të mbështesnin të dyja (NATO-n dhe Ushtrinë Amerikane).

Rusisë i mungon aftësia për të luftuar NATO-n në Atlantikun e Veriut dhe ndoshta nuk ka interes politik për ta bërë. Kjo do të thotë se SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s mund të caktojnë disa burime për të kërcënuar hapësirën detare të Rusisë, ndërsa US Navy do të përqendrohej në Paqësor. Në varësi të kohëzgjatjes së konfliktit, SHBA-të mund të transportojnë pasuritë e konsiderueshme të Ushtrisë së tyre në Evropë për të ndihmuar çdo luftë serioze.

Pjesa më e madhe e transportuesve amerikanë, nëndetëseve dhe anijeve do të përqendroheshin në Oqeanin Paqësor dhe Indian, duke luftuar drejtpërdrejt kundër sistemit A2 / AD të Kinës. Aviacioni me rreze të gjatë, duke përfshirë bombarduesit do të funksiononte në të dy “teatrot” sipas nevojës.

Por nëse aleancës kundër SHBA-së dhe NATOS ne ndihme te Rusisë vijnë Kina, Irani dhe Korea e Veriut atëherë ngjyra e lojës mund të ndryshoj, pasi qe këto shtete kane një kapacitet te gjere ushtarake dhe posedojnë armë nukleare.

SHBA-të pra, do të mund të luftonin dhe madje të fitonin dy luftëra të mëdha kundër dy superfuqive më të mëdha pas saj pasi ka një ushtri të vetën shumë të fuqishme dhe qëndron në krye të një aleance ushtarake jashtëzakonisht të fuqishme.

LEXO EDHE:  SHBA i ndaloi hyrjen ish-deputetin socialist dhe familjes së tij, ja reagimi i parë i Tom Doshit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook