Ballina Bota SHBA sjell paketën e re, ja sanksionet kundër mbështetëve të ISIS-it

SHBA sjell paketën e re, ja sanksionet kundër mbështetëve të ISIS-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar miratimin e sanksioneve të reja, kundër disa mbështetësve të grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

SHBA, ka sjellë disa masa ndëshkuese për disa mbështetës të ISIS-it anembanë botës, të përfshirë tashmë në listën e zezë amerikane të “terroristëve”.

Këto masa kanë si objekt tre persona dhe tre kompani dhe bëhet fjalë për ndërmjetsues të ISIS-it në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Juglindore.

“Administrata është e vendosur për të mposhtur ISIS-in, me ndërprerjen e burimeve të paligjshme të të ardhurave. Çdo individ apo kompani e shënjestruar ka kontribuar në përhapjen e terrorit të ISIS-it në atë pjesë të globit”, deklaroi Thesari amerikan.

Sipas SHBA-së, shënjestra e parë e sanksioneve është Abdulpatta Escalon Abubakar, i konsideruar nga Uashingtoni si mbështetësi kyç i ISIS-it, i akuzuar për furnizmin me para, armë dhe municione në fromë kontributi ndaj grupit xhihadist.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook