Ballina Bota “Shërbim i klasit botëror” për pasagjerët që zgjedhin trenin si transport publik

“Shërbim i klasit botëror” për pasagjerët që zgjedhin trenin si transport publik

Ju pëlqen të udhëtoni me tren, ja një “shpërblim” për pasagjerët.

Pasagjerët e linjave hekurudhore së shpejti do të kenë akses në WI-FI me shpejtësi të lartë.

Plani i ri i qeverisë angleze parashikon që trenat të pajisen me internet të shpejtë.

Lidhjet më të shpejta do ti japin mundësi çdo udhëtari në bord që të shikoj edhe video në kohën e udhëtimit të tyre.

Tani lidhja në internet në trenat mund të përmirësohet në mënyrë dramatike në të gjitha rrugët kryesore deri më 2025, duke krijuar një shërbim “të klasit botëror” për pasagjerët.

Aktualisht, sinjalet e internetit ofrohen nga rrjetet e telefonisë celulare në të gjithë vendin, që do të thotë se ato janë shpesh të paqëndrueshme ose jo-ekzistuese.

Planet e reja, parashikojnë që kabllo me fibra optike do të vendosen përgjatë linjave hekurudhore dhe nëpër tunele.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook