Ballina Bota Sherr në shkollë/ Vajza 14-vjeçare i ngul thikën shoqes së saj, ndërsa...

Sherr në shkollë/ Vajza 14-vjeçare i ngul thikën shoqes së saj, ndërsa mamaja që bën tifo thotë: Godite k**vën (Video)

Një nënë e një studenteje në një shkollë në Brazil thuhet se ka shtyrë vajzën e saj që t’i ngulte thikën shoqes së saj gjatë një sherri mes tyre.

Kundërshtarja e vajzës, 13-vjeçe u ça në fytyrë, dorë, krah dhe në gjoks.

Ajo u trajtua në spital për plagët e saj dhe u ekzaminua nga policia e mjekësisë ligjore që hetonte incidentin.

Të dy vajzat kanë qenë shoqe të ngushta por që u ftohën pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një video të postuar në rrjetet sociale.

Incidenti është raportuar në polici dhe nëna, e quajtur Elaine Santiago, po kërkohen për t’u marrë në pyetje nga detektivët lidhur me përfshirjen e saj në sherr.

Supozohet se ajo i ka dhënë thikën vajzës së saj 14 vjeçare dhe me qëllim qëndroi në atë mënyrë që të pengonte të tjerët të ndërhynin për të ndaluar sherrin.

Pas sherrit ajo është zhdukur me fëmijën e saj dhe po përballet me akuzat për të qenë bashkëpunëtore e vrasjes në tentativë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook