Ballina Bota Shkruhet historia/ Fluturimi i parë pa ndërprerje nga Australia në Britani

Shkruhet historia/ Fluturimi i parë pa ndërprerje nga Australia në Britani

Është realizuar fluturimi i parë direkt nga Australia në Mbretërinë e Bashkuar. Avioni u ul në Londër këtë të diel.

Një avion “Boeing” bëri fluturimin e parë tranzit me linjën Perth-Londër për 17 orë ose 1/3 e kohës që duhej deri më sot për të bërë një distancë të tillë.

Fluturimi i Qantas Airways nga Perth në Londër është i pari udhëtim prej 9 mijë kilometrash pa ndalim.

Mbi 200 pasagjerë në bordin e fluturimit historik, të shoqëruar nga 16 pjestarë të ekuipazhit janë pritur në aeroportin e Londrës.

“Dua t’iu uroj mirëseardhjen në librin e historisë së aviacionit”, tha pas uljes kapitenia, Lisa Norman, një nga katër pilotët që kryen fluturimin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook