Ballina Bota Shokuese/ Babai tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati, merr me vete...

Shokuese/ Babai tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati, merr me vete edhe vajzën

Një baba me të bijën e tij u hodhën nga kati i katërt i një godine banimi në Grenchen të Zvicrës. 

Ngjarja kishte ndodhur në lagjen Monbijou të Grenchenit, kur banorët në mëngjes u zgjuan nga klithmat e dëshpëruara të një gruaje.

Sipas burimeve policore, mësohet se rreth orës 7:00 një burrë 40-vjeçar, me të bijën 8-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një godine banimi, duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth dhjetë metrash në truallin e ndërtesës. Të dy kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë në trajtim mjekësor.

‘Në lagjen në fjalë ka dyshime se burri është hedhur me qëllim nga dritarja. Gjithashtu po flitet se rrëzimit i ka paraprirë një zënkë e ashpër. Policia zvicerane është duke hetuar në të gjitha drejtimet, shkruajnë mediat vendore.

LEXO EDHE:  FOTO/ Po pinte birrë dhe ishte pa hixhab, kapet mat në Zvicër prezantuesja myslimane

Aktualisht, Prokuroria e Solothurnit, rrëzimin e ka vlerësuar si përpjekje për vrasje.
Ndaj babait dyzetvjeçar kanë filluar hetimet. Dyshohet se së bashku me të bijën ka dashur të vetëvritet. Në rast të ndonjë dënimi, atij i kërcënohen disa vite burg.

Sipas banorëve, javën e kaluar policia i ka kërkuar çelësat e banesës, ku ka qëndruar rreth dy orë. Më pas, brava e derës është ndërruar dhe ajo tani jepet me qera nga 01 korriku i këtij viti. Pas kësaj ngjarje të rëndë, nëna nuk është parë më nga askush.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook