Ballina Bota Shokuese/ “Nuk kishte vend në makinë”, gjyshja fut dy mbesat në kolibet...

Shokuese/ “Nuk kishte vend në makinë”, gjyshja fut dy mbesat në kolibet e qenve në bagazh (Video)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tennessee, SHBA, ku gjyshja kishte futur dy mbesat e saj në kolibet e qenve.

62-vjeçarja Leimome Cheeks është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat e “Rrezikimit të jetës së fëmijëve”.

Fëmijët respektivisht 7 dhe 8 vjeç u morën në pyetje nga policia ku thanë se në makinë nuk kishte vend të mjaftueshëm për tu ulur.

Fëmijët gjithashtu janë ankuar se gjatë udhëtimit gjyshja nuk kishte ndezur kondicionerin e makinës dhe kishte mbyllur xhamat, duke pasur vapë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook