Ballina Bota Shokuese! Ra në një pus 4 metra të thellë, fëmija shpëtohet nga...

Shokuese! Ra në një pus 4 metra të thellë, fëmija shpëtohet nga banorët (Video)

Një fëmijë 4 vjeç që po luante ka rënë në një pus katër metra të thellë. Ngjarja ka ndodhur në Indi.

Banorët e zonës nisën gërmimin e një grope të madhe për të nxjerrë 4-vjeçarin nga aty.

Një nga shpëtimtarët po gërmonte me një eskavator të madh, dhe brenda pak minutash mundën të arrinin vendin ku ishte djali dhe duke e shpëtuar.

Prindërit e djalit, Ghan Shyam dhe Sangeeta Bai, po punonin në fushat aty pranë, kur panë incidentin e tmerrshëm.

Ganesh u mor menjëherë në një ambulancë dhe iu dha oksigjen para se të çohej në spital.

Nuk bëhet me dije nëse fëmija ka pësuar ndonjë lëndim serioz nga aksidenti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook