Ballina Bota Shpërthen bateria e iPhone në “Apple Store”, 8 persona të lënduar (Foto)

Shpërthen bateria e iPhone në “Apple Store”, 8 persona të lënduar (Foto)

Një bateri e smartfonit “iPhone” pasi është nxehur ka shpëthyer duke lënduar një nga punonjësit dhe 7 persona të tjerë.

“Njëri nga punonjësit ka pësuar djegie të lehtë në njërën dorë ndërsa shtatë persona tjerë kanë marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes”, raportohet në media.

Shpërthimi i baterisë së “Iphone” ka ndodhur në një dyqan i specializuar për prodhimet e Apple (Apple Store) në Bahnhofstrasse të Zyrihut, Zvicër.

LEXO EDHE:  Lezhjani që ka krijuar laborator droge mes Zvicrës, poston fotot në rrjet me dëshirën e tij

Policia ka bërë një ndërhyrje të shpejtë duke evakuuar përkohësisht rreth 50 persona, punonjës të dyqanit dhe klientë që ndodheshin brenda.

Kanë filluar hetimet rreth shkakut që ka sjellë te mbinxehja e baterisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook